Lajme të tjera

Lajme të tjera »

25 Nëntor 2015

Dita Nderkombetare Kunder Dhunes Gjinore

Sot, ne diten nderkombetare kunder dhunes ndaj gruas, cifti princeror morri pjese ne organizimin e mbajtur prane Maternitetit Mbreteresha Geraldine nga shoqata Together for Life.

Dhuna gjinore

Te dashur bashkatdhetare, motra dhe vellezer!
Eshte detyre e secilit prej nesh te rreshtohet sot krah njerezve qe luftojne fenomenin e shemtuar te dhunes gjinore.
Kudo ne bote, dhuna ndaj gruas mbetet nje nga shkeljet e te drejtave te njeriut nga me te rendat dhe fatkeqesisht nga me te toleruarat, si kauze dhe si pasoje e pabarazise dhe diskriminimit gjinor.
Dhuna ndaj gruas eshte e pranishme ne cdo shoqeri, race apo kulture.Ajo merr forma nga me te ndryshmet, fizike, psikologjike ekonomike ose morale.

Te gjithe ketu te pranishem e dime mjaft mire se te gjitha keto forma dhune, gruaja shqiptare I ka perjetuar dhe vazhdon ti perjetoje sistematikisht.

Nuk eshte e larget lufta ne Kosove per te na kujtuar fatin tragjik te gjithe atyre vajzave te dhunuara, qe ende sot ne menyren me paradoksale, gjykohen nga opinion I mbrapshte dhe diskriminohen, sikur krimin ta kishin kryer ato vete. Ende sot ato kane veshtiresi per tu integruar ne jeten shoqerore, per te patur nje status te respektuar. Ende sot ato mbajne peshen e nje turpi, te nje krimi qe u krye mbi to, te nje krimi ku ato ishin viktima.

Te gjithe ketu te pranishem e dime mjaft mire fatin e mjerueshem te gjithe atyre motrave dhe bijave shqiptare, te cilat kunder cdo vullneti te tyrin, u trafikuan dhe akoma trafikohen barbarisht rrugeve te europes, e sot nuk kane kurajo tu telefonojne prinderve, per tu degjuar zerin e per tu thene se ende jane gjalle.

Nuk mund te rri pa u ndalur tek detyra e shtetit per te na mbrojtur, per te mbrojtur te drejtat tona, lirine tone. Por si mundem une si femer te bej nje gjume te qete, kur deputete dhe politikane qe duhet te me
mbrojne, akuzohen dhe jane ne shenjester nga organet ligjore per trafikim qeniesh njerezore dhe prostitucion…

Te gjithe ketu te pranishem ende renqethemi kur kujtojme te gjitha ato kronika te zeza qe nuk kane fund me bashkeshorte qe vrasin grate e tyre, duke I lene femijet jetime, me baballare te krisur qe masakrojne bijat e tyre se me demek “u morren fytyren’. Vrasin cdo dite per te ashtequajturin Nder, ate me te pandershmin, me burracakun. Se nuk ka kod nderi qe te justifikoje marrjen e jetes se nje qenieje te pambrojtur, ate te gruas.
Jam e bindur se kjo plage shoqerore mund te luftohet vetem kur te gjitha hallkat e shoqerise veprojne te koordinuara dhe ne menyre te perqendruar, kur lideret, drejtuesit e pergjithshem, ministra e kryeministra, artiste, mesues dhe edukues, persona publike e opinioniste, te gjithe bashke te japin tonin e Zero Tolerances ndaj dhunes gjinore. Vetem nepermjet solidaritetit do te ndertojme nje Shqiperi me te drejte, ku grate dhe vajzat do te mund te jetojne te mbrojtura dhe te vleresuara.

Se fundmi do doja te thoja disa fjale per rolin e Mbretereshes Geraldine, emrin e se ciles mban edhe ky maternitet, si simbol i antidhunes dhe dashurise njerezore.
Bashkekohesit e kane pershkruar ate jo vetem si simbol te bukurise, por mbi te gjitha si simbol te butesise dhe dashurise, madje edhe ne momentet me te veshtira te jetes.

Deshira e saj per t'u takuar dhe bashkepunuar me Nene Terezen nuk ishte e rastesishme, por nje ndjenje e brendshme, nje thirrje qe i vinte nga lart, ndoshta nje thirrje qe i vinte nga bota hyjnore, te cilen ajo e besoi dhe iu perkushtua deri ne fund te jetes. Eshte domethenese per ne qe dy spitale sot mbajne emrin e ketyre dy simboleve te dashurise : Nene Terezes dhe Mbretereshes Geraldine.
Dhuna nuk luftohet vetem me arme, dhuna formezohet si fenomen dhe dukuri vetem atje ku nuk ka dashuri dhe dashurine më shume se kushdo e kultivon femra, gruaja, nena !

Dashuria eshte antiteza e dhunes. Roli I gruas kunder saj merr nje rendesi akoma me te madhe ne luften kunder terrorizmit, fenomen ky qe po preokupon sot te gjithe boten e qyteteruar. Misioni yne nuk eshte vetem te mbrohemi nga e keqja, dhuna dhe terrori. Mbrojtja me e mire per ne eshte mbjellja dhe kultivimi I dashurise.  Nje buzeqeshje, nje falenderim, nje fjale e ngrohte, do ta bente jeten me te bukur, me gazmore, dhe me me shume shprese.