Lajme të tjera

Lajme të tjera »

21 Prill 2016

Vizita e LTM Princ Leka ne Monako

LTM Princ Leka II u prit ne nje audience private nga LTP Princ Alberti II i Monakos ne Pallatin Princeror.

LTM Princ Leka II gjate vizites ne Principaten e Monakos, u prit ne nje audience private nga LTP Princ Alberti II  i Monakos ne Pallatin Princeror.

Kjo ishte nje vizite kortezie, pasi ishte hera e pare qe LTM Princ Leka II viziton Principaten e Monakos.

Gjate kesaj vizite, Princ Leka shprehu deshiren e perforcimit te lidhjeve miqesore mes dy familjeve dhe dy vendeve respektive.

Ai gjithashtu i kushtoi vemendje dhe rendesi te vecante permiresimit te imazhit te Shqiperise dhe popullit shqiptar anembane botes.

Princ Leka II gjeti rastin ti shprehe LTP Princ Albertit II mirenjohjen e thelle ne emer te gjithe kombit Shqiptar per njohjen e pavaresise se Kosoves ne vitin 2008.