Lajme të tjera

Lajme të tjera »

16 Qershor 2017

Simeon II i Bulgarise

Festimet e 80 vjetorit të Madhërisë se Tij Mbretit SIMEON II i Bullgarise

Ditën e premte më 15 qeshor LTM Princi i Kurorës Leka II së bashku me LSM Princeshën e Kurorës Elia, morën pjesë në festimet zyrtare të 80 vjetorit të lindjes së Madhërisë së Tij Mbretit Simeon II të Bullgarisë mbajtur në qytetin e Sofias.

Të ftuarit Mbretërorë ishin: Mbreti Kostandin dhe Mbretëresha Anne-Marie të Greqisë, Mbretëreshë Sofia e Spanjës, Princeshë Margarita dhe Princ Radu të Rumanisë, Princ Aleksandër dhe Princeshë Katerina të Serbisë, Princ Nikolla i Malit të Zi, Princi Osman Osmanoglu, Princi Hussein Toussoun i Egjyptit dhe Princeshë Helen Hubsburg.

Cifti Mbretëror mori pjesë në Meshën zyrtare pranë Katedrales "St. Alexander Nevsky ", e celebruar nga Hirësia e Tij Neophyte, Patriarku i Bullgarisë. Më pas të ftuarit vizituan Muzeun e Sofias dhe trashëgiminë Mbretërore.

Një pritje zyrtare u mbajt në mbrëmje në Pallatin Vrana, rezidenca zyrtare e Madhërisë së Tij. Në këtë pritje morën pjesë Familjet Mbretërore të ftuara, si edhe zyrtarë të larte shtetërorë.

Ditën e shtunë të ftuarit Mbretërorë u nisën për në Manastirin Cherepish me trenin special të kohës së Mbretërisë.

Më vonë një darkë diskrete u organizua për të ftuarit në Pallatin Tsarska Bistritsa në Borovets.