Lajme të tjera

Lajme të tjera »

02 Dhjetor 2017

Meshe Perkujtimore per Mbretereshen

Të shtunën datë 2 dhjetor Princ Leka dhe Princeshë Elia morën pjesë në një meshë te veçantë, me familjarë dhe miq, në Apostolic Nunciature

Të shtunën datë 2 dhjetor Princ Leka dhe Princeshë Elia morën pjesë në një meshë te veçantë, me familjarë dhe miq, në Apostolic Nunciature, në kujtim të MS Mbretëreshës Geraldine të Shqipëtarëve.

Mbretëresha ndërroi jetë në Tiranë, më 23 Tetor 2002.

Mesha u mbajt nga Hirësia e tij Nunci Apostolik, Kryeipeshkëvit Charles Brown në lutje për Mbretëreshën Geraldine, duke kujtuar përkushtimin e Saj ndaj kombit dhe besimin e palëkundur si Katolike e devotshme.

Kjo meshë solli një emocion të veçantë për Familjen Mbretërore. Prince Leka falenderoi Hirësinë e Tij, për nderimin që i bëri gjyshes së Tij të ndjerë, me rastin e 15 vjetorit të ndarjes nga jeta.