Lajme të tjera

Lajme të tjera »

12 Dhjetor 2017

Në Ceremoninë e dekorimit të Z. Julien Roche

Që nga viti i largët 1939, më 12 Dhjetor 2017 për herë të parë u organizua në ambjentet e Oborrit Mbretëror një ceremoni ku Princ Leka i akordoi Kordonin e Madh të Urdhërit të Skënderbeut Zt. Julien Roche.

Që nga viti i largët 1939, më 12 Dhjetor 2017 për herë të parë u organizua në ambjentet e Oborrit Mbretëror një ceremoni ku Princ Leka i akordoi Kordonin e Madh të Urdhërit të Skënderbeut Zt. Julien Roche. Ky vlerësim i lartë u motivua nga kontributi prej 4 dekadash i zotit Roche ndaj vendit tonë, si edhe ndaj Familjes Mbretërore Shqiptare. Në këtë ceremoni solemne morën pjesë personalitete të shquar nga bota e diplomacisë, mjekësisë, letrave, artit dhe kultures.

Nga fjala e Princ Lekës:

Ju e keni parë vendin tim shume here në dëshpërim dhe ne munges shprese. Megjithatë, keni ruajtur respektin dhe besimin ndaj vendit tim. Shqiptarët do të jenë përherë mirënjohës, sic ata dinë të jenë ndaj çdo miku që ia respekton Atdheun.

Fjalimi i L.T.M. Princit LEKA II
në Ceremoninë e dekorimit të Z. Julien Roche me shenjat e Kordonit të Madh të Urdhërit Mbretëror të Skënderbeut


Pershendetje miq të nderuar,

Mirë se keni ardhur, në këtë ceremoni për të nderuar një njeri të jashtëzakonshëm, më shqiptarin e francezëve, më fisnikun e biznesmenëve, më bamirësin! Mikun tim të shtrenjtë, Z. Julien Roche.

Kam vendosur t’i arkordoj Kordonin e Madh të Urdhërit Mbretëror të Skënderbeut – gradën më të lartë të këtij Urdhëri – për arritjet e tij të jashtëzakonshme në fushën e sipërmarrjes, për forcimin e miqësisë mes kombit shqiptar dhe atij francez, për promovimin e parreshtur të vlerave, traditave, potencialit, artit dhe kulturës sonë, si edhe për miqësinë dhe besnikërinë e tij ndaj Familjes Mbretërore, kujtimit te Mbretit Zog dhe Mbretëreshës Geraldine nëpërmjet botimeve si edhe kontributit në realizimin e dokumentarit kushtuar Mbretëreshës nga Frederik Miterran I cili do të shfaqet në fillim të janarit në Francë, Gjermani dhe Shqipëri. Falemnderit qe po hidhni dritë në një epokë shumë të rëndësishme të historisë që për shumë kohë është mbajtur në errësirë dhe hedhur baltë. Falë kontributit tuaj une dhe Elia arritëm të realizojmë dasmën mbretërore duke promovuar vendin tonë.

Ende nuk kisha lindur kur ju Julien, në vitin 1981, vendosët të ndërmerrni aventurën më të çmendur të jetës suaj: të bëni tregëti me vendin më të izoluar në botë.

Ju e keni parë vendin tim shume here në dëshpërim dhe në mungesë shprese. Megjithatë, keni ruajtur respektin dhe besimin ndaj vendit tim. Shqiptarët do të jenë përherë mirënjohës, sic ata dinë të jenë ndaj çdo miku që ia respekton Atdheun.

Në kohëra shumë të vështira ju keni qënë besnik i Shqipërisë dhe i jeni dedikuar asaj.

Më 21 maj 2013, Presidenti i Republikës ju ka dhene nënshtetësinë shqiptare, por ju keni qënë Shqiptar në zemër që në fillim të këtij udhëtimi.

Duke ju vendosur shenjat e Kordonit të Madh të Urdhërit të Skënderbeut, kam bindjen më të thellë se historia do të jetë dëshmitare që sot po nderojmë një mik të çmuar, jo vetëm të Familjes Mbretërore, por të mbarë Kombit tonë. Uroj qe të gjithë Shqiptarët ta duan këtë vend ashtu sic e keni dashur ju.