Lajme të tjera

Lajme të tjera »

01 Shtator 2018

90-vjetorin e shpalljes se Mbreterise

Përpara 90 vitesh, Kombi Shqiptar, në Asamblenë e dytë Kushtetuese, shpalli Shqipërinë Mbretëri demokratike, parlamentare dhe të trashëgueshme. Pandeli Evangjeli, në emër të Asamblesë, ia paraqiti “Kunorën e Naltë të fronit historik Shqiptar [...] Shpëtimtarit të Kombit, Ahmet Zogut, në temën: Zogu i Parë, Mbret i Shqiptarëve”.

Familja Mbretërore Shqiptare pati nderin të priste në ambientet e pallatit mbretëror në tiranë, ditën e shtunë më datë 1 shtator 2018, nga ora 9.30 e paradites deri në 12.00 të drekës, miq e dashamirës të saj, me rastin e 90-të vjetorit të themelimit të mbretërisë shqiptare.

Pritja hapi siparin e një sërë aktivitetesh që familja mbretërore organizon në këtë përvjetor jubilar.

ZYRA E SHTYPIT E FAMILJES MBRETËORE SHQIPTARE

Statuti themeltar i Mbretërisë Shqiptare

Kombi Shqiptar, i lirë e kryelartë, me plot shpresa lumturie për kohën e ardhme, me dëshirë të patundshme e plot gjallëri për forcimin e përjetshëm të bashkimit kombëtar dhe për sigurimin e zhvillimit paqësor të Atdheut e të mirës së përgjithshme të popullit, duke respektuar traditat historike të kombit, të cilat pa dyshim i sigurojnë brezit të ardhshëm një mbarëvajtje të meritueshme, në Asamblenë dytë Kushtetuese,më datë 1 dhjetor 1928, vendos dhe dekreton këtë Statut.