Lajme të tjera

Lajme të tjera »

11 Qershor 2012

Bernadotte Art Awards

Edicioni i 30-te i Marianne & Sigvard Bernadotte Art Awards, Stockholm 7 qershor 2012

sweden1

Me date 7 qershor 2012 ne Grand Hotel ne Stockholm, u zhvillua edicioni I 30-te I Marianne & Sigvard Bernadotte Art Awards.

Qe prej vitit 1982 Kontesha Marianne Bernadotte organizon kete Gala per te promovuar artistet e rinj te fushave te ndryshme si teatri, muzika, artet pamore etj.

Familje te ndryshme mbreterore marrin pjese ne kete event dinjitoz. Per here te pare kete vit ne listen e te ftuarve te nderit ishin Princ Leka me te fejuaren e tij znj Elia Zaharia. Ky ishte edhe prezatimi i pare mes pjesetareve te Familjes Mbreterore Suedeze dhe asaj Shqiptare.

Princ Carl Philip i Suedise shprehu interes te vecante per 100 vjetorin e formimit te shtetit si dhe rikthimin e eshtrave te Mbretit Zog. Te ftuarit e tjere te nderit ishin: Perandoreshe Farah e Iranit, Mbreteresha Noor e Jordanise, Duka dhe Dukesha e Braganzas(Portugali), Princ Paul i Rumanise me zonjen e tij, Duket e Orleanit, Princeshe Christine e Suedise etj.

Gjate kesaj mbremjeje gala madheshtore te ftuar te tjere prestigjoze ishin artistet me ne ze te Suedise, si kengetarja Agnetha Faltskog e grupit ABBA, Loreen, fituesja e Eurovizionit e shume e shume te tjere.

Elia dhe Loreen

Stilistja jone Enada At Nikolla krijoi fustanin e Elias. Fale perkushtimit te saj maksimal paraqitja e tyre ishte mjaft dinjitoze. Stilistja At Nikolla krijoi nje fustan te frymezuar nga motivet e kostumit tradicional te Shqiperise se mesme, me detajet e qendismave ne ar e argjend mbi nje tyl bezhe, dhe ornamentet karakteristike te jelekut tradicional shqiptar. Elia Zaharia zgjodhi nje sallon gjithashtu shqiptar ne kryeqytetin Suedez per floket dhe tualetin te quajtur NAJS.

Qellimi i ciftit princeror ishte promovimi i talenteve dhe vlerave kulturore Shqiptare.
Princ Leka gjate qendrimit te tij ne Stockholm zhvilloi disa intervista me media te shkruara dhe televizive.