Lajme të tjera

Lajme të tjera »

08 Shkurt 2013

Urdhri i Maltes

Me ftese personale te Lartesise se Tij te Perndershme, Fra’ Mathew Festing, Princ dhe Mjeshter i Madh i Urdherit sovran dhe ushtarak te Maltes, LTM PrinciLeka II i Shqiptareve do te marre pjese ne ceremonite e organizuara ne Vatikan, me 9 shkurt 2013, me rastin e 900 vjetorit te themelimitkanonik te Urdherit spitalor te Shen Gjonit te Jeruzalemit, i thene i Rodit, i thene i Maltes.

 Keto ceremoni, ku jane te ftuar krereshtetesh dhe qeverish, sovrane dhe kreret e familjeve kryesore mbreterore europiane, do te zhvillohen ne baziliken e Shen Pjetrit ne Rome, nepermjet nje meshe solemne te celebruar nga Eminenca e Tij Kardinali Tarcisio Bertone, sekretari i Shtetit i Selise se shenjte, si dhe ne sallenvatikane te Pavlit VI, ku Mjeshtri i madh i Urdherit do te shtroje nje dreke per te ftuarit.

Papa Benedikti XVI do te nderoje ceremonite me nje fjalim pershendetes personal ne fund te meshes solemne ne baziliken e Shen Pjetrit.

I pranishem ne ceremoni do te jete edhe Shkelqesia e Tij, Z. Rrok Logu, ambasador i jashtezakonshem dhe fuqiplote i Republikes se Shqiperise prane Selise se shenjtedheUrdheritsovran te Maltes, si perfaqesues i Qeverise shqiptare.

 I themeluar ne Jeruzalem (1048) qysh para kryqezatave, si njespital i thjeshte murgjish ne ndihme te pelegrineve qe kryenin devocionet e tyre ne Token e shenjte, Spitali i Shen Gjonit te Jeruzalemit, do te njihet si urdher rregulltar nga Papa Paskali II, nepermjet dekretit (bulla) Pie PostulatioVoluntatis, me 1113. Nga nevojat e luftes, urdheri do te kthehet ne nje shoqeri kalorsiake, pahumbur karakterin e tij rregulltar dhe bamires. Pas renien se bastioneve perendimore ne Palestine, ai do te kete nje rol vendimtar ne betejat kunder mesymjes turke gjate shek. XIV-XVIII, duke vazhduar te hape spitale, te kuroje njerez te te gjitha shtresave dhe besimeve dhe duke u bere gjithashtu nje nga fuqite detare kryesore dhe shkolla e marines europiane.

Trashegimtar i pjese skryesore te urdherave kryqtare, si per shembull Urdheri i Tempullit, Urdheri i ShenGjonit do te permbledhe ne gjirin e tij luftetare te dalengaajka e fisnikerise europiane. I perqendruar ne Rome qe prej fillimit te shek. XIX, Urdheri i Maltes ruan nje status sovraniteti, ka statut vezhguesi ne OKB dhenjihet si shtet sovran nga me shume se 100 shtete, midis te cileve, qe prej 1994, figuron edhe Shqiperia. I shtrire ne te gjithe boten, ai siguron nje asistence spitalore te njeniveli te larte dhe krejtesisht falas ne zonat me ne nevoje te globit.

Ne Shqiperi, dega e Malteser International, zhvillon nje aktivitethumanitar te perditshem. Nje ndihme e veçante eshte dhene nga Urdheriedhe ne fillim te viteve 1990 si dhe gjate luftes se Kosoves. Ftesa qe i behet LTM PrincitLeka II, eshte nje ndernepermjet te cilit, shume fisniku Urdheri i Maltes, deshmon per respektin qe kyinstitucion njemijevjeçar ka per Shqiperine, te kaluaren dhe historine e saj.