Lajme të tjera

Lajme të tjera »

16 Gusht 2013

Vizitë zyrtare në Ulqin

LTM Princi Leka II dhe Znj. Elia Zaharia në çeljen e edicionit te 13të të Panairit të Librit në Ulqin

Me ftesë të kryetarit të komunës së Ulqini z.Nazif Cungu me rastin e hapjes së edicionit të 13-të të panairit të librit, në Ulqin ishin të pranishem Princ Nikolla Petroviq nga familja mbretrore malazeze dhe Princ Leka II nga familja mbretrore shqiptare. Ata u priten në kabinetin e kryetarit Cungu ku u diskutua për çeshtje të ndryshme si dhe për mundësin e bashkpunimit në fusha konkrete në mes të dy familjeve mbretrore dhe komunës së Ulqinit.

Kryetari Cungu pas një prezantimi të shkurter për qytetin e Ulqinit, u shpreh se ky takim përçon mesazhet më të mira të një realiteti të ri demokratik, me ç’rast i falenderoj këto dy familje për kontributin e dhënë në këtë drejtim.