Lajme të tjera

Lajme të tjera »

26 Shtator 2013

9/11 Dedication Film Festival

LTM Princi Leka anëtar i jurisë të 9/11 Dedication Film Festival të Prishtinës në edicionin e tij të 10të

LTM Princi Leka II i Shqiptarëve mori pjesë, si anëtar i Jurisë, në edicionin e 10të të 9/11 Dedication Film Festival të Prishtinës, që u zhvillua nga 7-11 shtator 2013.

Festivali 911, ka lindur si ide ne mbremjen e 4 Korrikut kur ne Prishtine u mbajt nje koncerte i madh per ndere te dites se pavaresise se SHBA-ve.


Ne fund te ketij koncerti kur skenografia pothuaj ishte çmontuar, dhe kur pastruesit ngadale po largonin mbeturinat e hedhura nga shikuesit e shumte te koncertit, thuajse gjithçka po zhdukej si pa gjurme, thuajse nuk kishte ndodhe kurre. Si rezultat, ndjenja per te krijuar diçka qe do te mbetej si vlere dhe qe nuk do te zhdukej, lindi.

Per kete arsye ne mbremjen e neserme ne "Akbar" u krijua ideja per fillimin e Festivalit, me ç'rast Blerim Gjoci mori perkrahjen e Fran Nazi (EastWestInstitute) dhe filluan parapergatitjet. Ideja ishte qe te shpallej konkursi per skenare ne temen e 11 Shtatorit, pra te jepej kendveshtrimi i artisteve ne ngjarjen e kesaj date.

Kohezgjatja per realizimin e puneve teknike ne filma do te ishte e njejte per te gjithe skenaristet, ndersa sa i perket fondeve ato ndaheshin ne shuma perafersisht te njejta varesisht nga fondete te cilat do te ishin mbledhur nga organizatoret e festivalit ( donatoret mund ti gjeni tek faqja "donatoret").

Nje perkrahje te madhe festivali pati nga z.Michael MecLlalen, Public Affairs Officer ne Zyren Amerikane per Nderlidhje ne Prishtine. Gjithashtu, ne ndihme PrishtinaFILM-it iu hodh edhe OJQ "KIDS", e cila dha kontributin e vet te pakursyer per kete festival.
Pas mberritjes se skenareve u be perzgjedhja dhe menjehere filloi realizimi i tyre. Perveq kesaj, konkursi per skulpture dhe dizejn qendronte ende i hapur.


Vlen te permendet qe PrishtinaFILM kishte dhene ekipin e vet ne sherbim si dhe te gjitha pajisjet teknike. Gjithashtu, pothuaj te gjithe filmat u montuan ne FinalCutPro dhe ne nje iMac me 1 GB Ram.

Nder te tjera, Ne festival ishte i ftuar edhe drejtori i TromaFILMS nga New York, Lloyd Caufman, qe te jete prezent dhe anetare i Jurise.

Festivali deshmoi te jete nje sukses i madh dhe fatmiresisht ende vazhdon.

Per me shume informacion jeni te lutur te vizitoni website :

http://www.911festival.com/