Princesha Shqiptare

Princesses

Gjashte motrat e Mbretit Zog, Princeshe Adile, Princeshe Nafije, Princeshe Senije, Princeshe Myzejen, Princeshe Ruhije dhe Princeshe Maxhide kane luajtur nje rol mjaft aktiv gjate viteve te Monarkise Shqiptare. Fale vizionit te qarte perendimor te vellait te tyre, ato u bene ambasadore te kultures europiane ne nje vend ku sapo kishte filluar bashkejetesa mes orientit dhe oksidentit. Mjaft te diskutuara per pasionin e tyre ndaj modes, vlen te theksohet se ato qene te parat ne shoqerine shqiptare qe dolen ne plazh me kostume banje europiane. 


Secila prej tyre mori nen patronazh nga nje seksion te organizimit te shoqerise. Keshtu psh, Princeshe Senije u vu ne krye te Kryqit te Kuq Shqiptar, Princeshe Ruhije u angazhua ne arsim dhe te drejtat e gruas, Princeshe Myzejen ne art dhe kulture, ndersa Princeshe Maxhide ne sporte. 


Ndaj tyre shtypi nderkombetar shfaqi interes te vecante, sidomos gjate vizites ne SHBA me 1938, ku Princeshat u priten nga rangjet me te larta te politikes dhe shoqerise. Gjate kesaj vizite, Zonja e Pare Roosevelt i ftoi per caj ne shtepine e bardhe.

Ato moren pjese ne nje meshe te mbajtur nga imzot Noli si nje mesazh pajtimi pas nje dimri te gjate me Mbretin Zog. Shtypi nderkombetar i kohes pasqyroi detajet e ketij udhetimi, ku nje rendesi te vecante i jepej elegances, zgjuarsise dhe klasit te tyre. Kjo padyshim ishte nje reklame mjaft pozitive per nje Shqiperi shume pak te njohur asokohe. 

Princeshe Adile (1893-1966) u martua me Emin Bej Agolli-Doshishti dhe paten tre djem ( Salih, Hysein, Sherafedin) dhe dy vajza (Teri, Danush). Ajo iu perkushtua familjes dhe te gjithe bashke jetuan ne Angli. Vitet e fundit te jetes i kaloi ne Paris prane djalit te saj te pamartuar, Salih.

Princesha Nafije dhe Princ Esat "Tati" Kryeziu, Princi i Kosoves.

Princeshe Nafije (1896-1955)u martua me Ceno Bej Kryeziun. Ata paten nje djale, Esatin ose sic njihet ndryshe, Princ Tati. Ceno Bej u vra me 1927 ne Prage ku kryente sherbimin si ambasador. Pas vdekjes se tij, Princesha se bashku me te birin jetuan ne Pallatin Mbreteror prane Mbretit Zog, si edhe ne ekzil ku nuk u ndane nga Familja Mbreterore. Princesha nderroi jete ne Kairo.

Princesha Myzejen


Princeshe Senija (1903-1969) me 1936 u martua me Princ Mehmet Abid te Turqise, djalin e Sulltan Abdulhamid II. Per fat te keq kjo martese nuk rezultoi e lumtur ndaj cifti u divorcua. Ata nuk paten femije. Princesha qendroi prane vellait dhe motrave pjesen tjeter te jetes. Tete vitet e fundit i kaloi ne Kane ku edhe nderroi jete vetem nje jave pas humbjes se motres se saj, Princeshes Myzejen. 

Princeshe Myzejen (1905-1969) gjithashtu nuk u martua kurre. Ajo jetoi gjithe jeten prane Familjes Mbreterore. Tete vitet e fundit i kaloi ne Kane, ne vilen ku jetonte me dy motrat e saj, Senije dhe Maxhide.

Princesha Ruhije

Princeshe Ruhija (1906 -1948) nuk u martua kurre. Ajo qendroi prane te vellait dhe motrave gjate viteve te ekzilit. Nderroi jete ne Kairo pas nje lufte te gjate me kancerin. Fale Mbretit Faruk ajo pati nje ceremoni mortore zyrtare. 

Princeshe Maxhide (1907-1969) pati te njejtin fat me motrat e saj. Ajo gjithashtu nuk u martua. Jetoi me Familjen Mbreterore deri me 1961, me pas me te motrat deri sa mbylli syte ne Kane pas nje kome prej te ciles nuk u zgjua kurre.