Lajme

gjalish9

28/09/2013
Fjala e hapjes ne inagurimin e rikonstruksionit te plote te shkolles Gjalish, Mat


Te dashur nxenes, prinder dhe mesues,
Kam kenaqesine e vecante te jem sot bashke me ju per inagurimin e rikonstruksionit te plote te shkolles Gjalish. Kjo dhurate vjen si nisem e fondacionit Mbreteresha Geraldine, e cila eshte simbol I dashurise njerezore, sakrifices dhe perkushtimit ndaj popullit tone. Mbreteresha jone e adhuroi te gjithe popullin shqiptar, vecanerisht ate te Matit, mes te cilit gjeti edhe dashurine e saj.

gjalish7

Familja Mbreterore Shqiptare mbetet e angazhuar te ruaje kete tradite dhe nepermjet ketij fondacioni te beje te mundur realizimin e endres sone te madhe, qe ky vend te jete gjithmone e me I begate.
Ky eshte hapi I pare I fondacionit Mbreteresha Geraldine te cilin une kam privilegjin ta drejtoj, dhe jo pa qellim ky hap hidhet ne fushen e arsimit pikerisht tek me te vegjelit. Ne kemi besim te plote se ju te dashur femije, duke mesuar sa me shume, duke vleresuar historin e vendit tone, duke e dashur librin dhe mesuesin, do te ndertoni nje te ardhme te lumtur per ju dhe brezat qe vijne.
Gjerat e bukura realizohen nepermjet zemrave te mira dhe humanizmit. I gjithe ky rikonstruksion nuk do ishte bere I mundur pa ndihmen konkrete te Universitetit Nderkombetar te Tiranes dhe z Admir Mulaj, I cili sapo u njoh me gjendjen e kesaj shkolle nuk hezitoi asnje sekond per te na ardhur ne ndihme. Ai meriton mirenjohjen dhe falenderimet e ne te gjitheve, ndaj me zemer I uroj suksese dhe Zoti ia shperblefte miresine e tij. Deshiroj ti japim fjalen mikut tone Admir, I cili tashme eshte mik I cdo familjeje te Gjalishit.

gjalish5

Presidente e Fondacionit Mbreteresha Geraldine,

Elia Zaharia