Mbreteria Shqiptare

This page is currently under construction, we apologies for the inconvenience.

Mbreti Zog, Tirana

Historia e ngritjes sё Mbretёrisё Shqiptare lidhet me procesin e pavarёsisё kombёtare, daljes së Shqipërisë si subjekt i së drejtës ndërkombëtare dhe i ngritjes sё shtetit shqiptar. Mbretёria Shqiptare u ngrit vetёm nё çerekun e dytё tё shekullit XX, mё 1928, pra, gati njё shekull mё vonё se fqinjёt ballkanikё. Shkaqet e kёsaj vonese nuk kanё lidhje me “paaftёsinё” shtetformuese apo “zgjimin e vonuar” tё shqiptarёve, siç kanё dёshirё ta shpjegojnë shpesh, por me qendrimin negativ të fuqive evropiane e ballkanike ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Premisat pёr pavarёsi, për formimin e shtetit dhe ngritjen e njё mbretёrie tek ata u krijuan më herët se tek fqinjёt e tyre.

Qysh nga pushtimi romak mё 167 p. e s. Shqipёria nuk ka patur njё tёrёsi politike mё vete, por ka qenё pjesё e perandorive qё pёrfshinin brenda tyre shumё etni. Nё periudhёn e mesjetёs shqiptarёt nuk arritёn tё krijojnё njёsi tё pavarur shtetёrore nё nivelin e mbretёrisё. Nё kuadёr tё Perandorisё Bizantine, shqiptarёt nё truallin e tyre krijuan struktura politike autonome nё nivelin e principatave, por nuk shkuan mё tej.

Royal family in the Villa in Durres

 Nё periudhёn e ngritjes sё nacionalizmave nё Evropё, shqiptarёt nuk arritёn as pavarёsinё dhe as tё formojnё njёsi shtetёrore nё nivelin e mbretёrisё. Nё shekullin XVIII nё kuadёr tё Pёrandorisё Osmane shqiptarёt me Pashallёkun e Shkodrёs krijuan pothuajse tё parin shtet kombëtar në Ballkan tё drejtuar nga Bushatllinjtё, ngritёn “njё dinasti sovranёsh kombёtarё”, siç e quan Dora d’Istria, me jetёgjatёsi treçerek shekullore.

Ky qe njё rast i shkёlqyer pёr sigurimin e pavarёsisё dhe ngritjen e njё mbretёrie. Karamahmut Pashё Bushatlliu nёnshkruante si “qeveritar i Shkodrёs dhe i Shqipёrisё”. Ai ushtronte autoritet sovran nё atё qё Marin Sirdani e quante “Shqypnija etnografike”. Ishte shumё mё e lehtё dhe mё logjike për fuqitё evropiane tё njihej pushteti dhe shteti i Karamahmutit tё Shqipёrisё sesa i Karagjorgjit tё Serbisё.

Gati 100 vjet mё vonё, nё periudhёn e krizёs lindore 1875-1881 shqiptarёt krijuan Lidhjen e Prizrenit qё arriti tё formonte qeverinё e pёrkohshme, thuajse tё pavarur nga Porta e Lartё. Edhe nё kёtё kohё, as Kongresi i Berlinit i “koncertit evropian” dhe as ndonjёra nga fuqitё evropiane veçmas nuk e njohёn as kombin shqiptar dhe as “çёshtjen shqiptare”* ndёrkohё qё Serbisё dhe Malit tё Zi u njohёn pavarёsinё e plotё shtetёrore.

“Vetёm gjatё shekullit tё tanishёm shkruan anglezi J. Swire, shqiptarёt arritёn tё fitonin njё njohje ngurruese tё sё drejtёs sё tyre pёr ekzistencё tё pavarur. Mё 29 korrik 1913 Konferenca e Ambasadorёve e gjashtё Fuqive tё Mёdha tё Evropёs mori vendimin qё e shpallte Shqipёrinё autonome, sovrane dhe trashёgimore.

Nё nёntor 1913 Fuqitё e Mёdha pranuan pёrfundimisht qё princ i Shqipёrisё tё ishte gjermani Vilhelm fon Vid (Wilhelm von Wied).
Fati tragjik i Principatёs Shqiptare tё Vidit qё tёrhoqi rrёshqanё edhe fatin e shqiptarёve u përcaktua nga agresioni ushtarak grek nё Jug tё vendit nё trajtёn e “lёvizjes” pёr “autonominё e vorioepirit”, rebelimi i Fshatarёsisё sё Shqipёrisё sё Mesme dhe fillimi i Luftës së Parë Botërore. Mё 3 shtator 1914 Princi Vilhelm dhe princesha Sofie u larguan nga Shqipëria. Jetëgjatësia e Principatës (monarkisë) Shqiptare qe vetëm 6 muaj.

Familja Mbreterore ne Vilen Mbreterore ne Durres. Mbreti Zogu I, Nena Mbretereshe Geraldine, dhe motrat e Mbretit Zog.

Kongresi kombёtar i Lushnjёs nё janar 1920 qё mori pёrsipёr ngritjen e shtetit të pavarur shqiptar, si formё tё shtetit caktoi monarkinё. Vendin e monarkut e zinte Kёshilli i Lartё (Regjenca) prej 4 vetёsh derisa ky, ashtu si edhe forma e regjimit tё pёrcaktoheshin pёrfundimisht nga njё asamble kushtetuese.

Revolucioni i Qershorit dhe qeveria e Fan Nolit (qershor - dhjetor 1924) nuk shpalli ndonjё ndryshim tё formёs sё shtetit as nё favor tё republikёs dhe as tё mbretёrisё. Pas rёnies sё qeverisё sё Nolit dhe “Triumfit tё Legalitetit” mё 24 dhjetor 1924, Asambleja Kushtetuese e shpёrndarё nga revolucioni u mblodh mё 21 janar 1925 dhe si formё tё shtetit shpalli Republikёn, me kryetar (president) Ahmet Zogu, tashmë 30 vjeçar.

Më 1 shtator 1928 Asambleja Kushtetuese vendosi kalimin në formën monarkiste të shtetit dhe ngritjen e një dinastie vendëse. Ajo shpalli Ahmet Zogun MBRET TË SHQIPTAREVE, nën emrin ZOG I. Mbretёria Shqiptare e shpallur mё 1928 ёshtё e para nё historinё mijёvjeçare tё popullit e tё kombit shqiptar dhe përbën pikën kulmore të organizimit shoqëror e politik të shqiptarëve. Në prill 1938 Mbreti Zog martohet me konteshën hungareze Geraldina Aponny. Më 5 prill 1939 lindi trashëgimtari i fronit Princi Leka I.

Dy ditë më vonë, më 7 prill 1939 Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste. Mbreti 44 vjeçar dhe familja mbretërore u detyruan të lënë vendin. Vitet e Luftës II Botërore Mbreti Zog i kaloi në Angli pa u lejuar të ushtronte të drejtat legjitime dhe prerogativat as në egzil. Në mbarim të LDB, regjimi komunist i vendosur në Shqipëri më 1944 ndalonte kthimin e Mbretit dhe të familjes mbretërore në atdhe. Më 11 janar 1946 Asambleja Kushtetese komuniste e shpalli Shqipërinë “Republikë Popullore”.

familja 34

Nga janari i vitit 1946 familja mbretërore vendoset në Aleksandri (Egjipt), kurse në gusht 1955 në Kanë (Francë). Më 9 prill 1961, pas një sëmundje të rëndë, mbreti Zog vdes në një spital të Parisit në moshën 66 vjeçare. Në bazë të kushtetutës së vitit 1928, Princ Leka, sot Mbreti Leka I bëri betimin dhe u shpall “Mbret i Shqiptarëve” në prani të një Kuvendi kombëtar të përkohshëm me delegatë në egzil, e mbledhur në Hotel Bristol të Parisit më 15 prill 1961. Pas një viti familja mbretërore vendoset në Madrid (Spanjë).

Në tetor 1975, në një dasëm madhështore në Toledo te Spanjes, Mbreti Leka I martohet me Suzan Cullen Ward, me origjinë australiane e njohur tani si Mbretëresha Suzanë. Në janar 1979 Mbreti Leka I u detyrua të lërë Spanjën dhe të vendoset në Afrikën e Jugut. Më 26 mars 1982 lindi Princi trashëgimtar Leka II.

Për herë të parë Mbreti Leka u kthye në atdhe më 20 nëntor 1993, porse qëndroi vetëm 18 orë. Në verën e vitit 1997 erdhi përsëri ku qendroi 3 muaj. Përfundimisht Familja Mbretërore u vendos në Shqipëri (Tiranë) në vitin 2002.

Prof Dr. Bajram Xhafa
Shkodër, 10 dhjetor 2010