Pasaporta E Mbreterise

- Ta dijsh dhe të jesh i sigurtë se fatbardhësia dhe lumtunija jote gjindet në Shqipni, e cila t’ep nder e të falë emnin Shqiptar.
- Ruaje mire karakterin kombtar dhe kryenaltësinë shqiptare; bindju ligjeve dhe urdhnave të vendit, kudo që të jesh.
- Çdo shqiptar asht vllau i yt: nderoje kurdohere dhe ndihmoje kur të ketë nevojë.
- Mos e përbuz gjuhën e nanes s’ate tue folë në gjuhë të huej, kur nuk asht nevoja.
- Ndero flamurin e Atdheut t’and: kush nuk e nderon Shenjin e kombësisë, shnderon vehten e vet.
Ky tekst është në faqen e fundit të
Pasaportës së Mbretërisë Shqiptare, 1928-2002