Elia Zaharia

elia profile

Lindur ne 8 shkurt 1983 Tirane, Shqiperi

Origjina

Elia Zaharia eshte e bija e Gjergj Zaharise dhe e Yllka Mujit. Babai i saj rrjedh nga nje familje me origjinë nga Kosova e Permetit, ndersa origjina e familjes nga ana e nenes eshte nga  Mali Zi, Podgorica dhe Tuzi. Familja Muji gjate periudhes se monarkise u shperngul ne Shkoder. Gjergj Zaharia punon prej mese 35 vjetesh ne arsim, ndersa Yllka Muji, nderuar me cmimin "Mjeshtre e Madhe", eshte aktore ne Teatrin Kombetar prej me shume se 30 vitesh. Vellai i vetem i Elias, Amos Muji Zaharia, eshte i perfshire ne fushen e regjizures kinematografike.

 Formimi

2007-2010: Université Paris 8 (studime teatrale)

2005-2007: Cours Florent (shkolle private aktrimi)

2003-2005: Conservatoire National de la Région de Bordeaux (art dramatik)

1998-2002: Liceu artistik Jordan Misja (pikture, skenografi)

Teater

2007: Asservies, pjese nga Suy GLOVER (www.asservies.com)

2007: Lady M, krijim i Laurie Jesson (www.ladym.fr)

2010: Sacrées mousquetaires, krijim i Laurie Jesson (www.sacreesmousquetaires.fr)

2011: Pedagoge ne Akademine e Filmit Marubi per lenden mjeshteri aktori.

2011: Shtrigat e Salemit nga Arthur Miller, sjelle nga regjizori Spiro Duni. Projekt i Teatrit Kombetar

2011: Amaro Amore nga Carlo Bruni. Projekt i Teatrit Kombetar

2012: Harroje Dashurinë nga Erion Kame. Projekt i Teatrit Kombëtar të Komedisë

Elia

Kinema

Pervec pasionit per teatrin, Elia eshte mjaft e dhene pas kinematografise, ndaj keto dy zhanre i ka nderthurur paralelisht. Disa prej filmave me metrazh te gjate ne te cilet ka marre pjese i gjeni te renditur me poshte:

2008: « Honeymoons » nga Goran Paskaljevic

2005: Roli i pare ne « Solitaire » nga Bahram GUERANFAR

2002: Roli i pare ne « Lule te kuqe, lule te zeza » nga Melvan Shanaj. www.zigzagfilm.com Film i nderuar me cmimin e pare ne 2004 ne festivalin e filmit “Indipendent” ne New York Muzike:

Muzike

Qe ne vitet e adoleshences, Elia Zaharia ka shfaqur prirjet e saj vokale ne muziken e lehte shqiptare. Nga viti 1999 deri ne vitin 2002 ajo ka qene kengetare ne grupin mjaft te suksesshem per kohen "Spirit Voice". Ne kete periudhe Elia ka qene e angazhuar me koncerte ne te gjithe Shqiperine dhe Kosoven. Ne vitin 2000 ky grup ka mbajtur nje sere koncertesh bamiresie ne Kosoven e pasluftes. Shume here eshte vleresuar me cmime prestigjoze ne festivale kombetare. Ne vitin 2008 Elia Zaharia i rikthehet kenges kete here si soliste me nje kenge shume te suksesshme qe arriti majat e klasifikimeve muzikore "October 31". Me kete kenge u vleresua me cmimi : interpretuesja me e mire ne video-fest Prishtine, Kosove

Elia Zaharia

Gjuhe te huaja

Frengjisht, Anglisht, Italisht

Koha e lire

Pasionet e saj jane piktura, muzika, teatri, leximi, pedagogjia dhe noti.