Mbreti Zog

Mbreti Zogu I, ne kohen kur ishte President.

Lindi më 8 Tetor 1898 (1895), në Burgajet- Mat, në një kështjellë të ndërtuar rreth shekullit të XV.

 Titulli:

 Naltmadhnia e Tij Zog I, Mbret i Shqiptarëve.

 Shpallja Mbret i Shqiptarëve:

 Ishin vitet 20, Shqipëria po kalonte kriza të thella politike dhe stabiliteti politik i vendit ishte i paqëndrueshëm, mbas një propozimi të bërë nga disa deputetë, parlamenti vendosi që të merrte në shqyrtim regjimin shtetëror. Mbas zgjedhjeve të parakohshme më 25 Gusht 1928, u propozua ndërrimi i formës së qeverisjes, u formua komisioni i statutit, i cili propozoi ndërrimin e formës së regjimit nga republikë në monarki. Ky propozim u hodh në votim më 30 Gusht 1928 dhe Asambleja Kushtetuese proklamoj Shqipërinë Mbretëri Demokratike Parlamentare të Trashëgueshme. Më 1 Shtator 1928 Asambleja Kushtetuese proklamoj:

Mbret Të Shqiptarëve nën emnin Zog I, birin të dalun prej gjinit të vet SHPËTIMTARIN E KOMBIT “AHMET ZOGUN” i zbritun prej familjes së famshme “ZOGU”.

 Pas kësaj proklamate, parlamenti formoi një komision i cili do ti komunikonte Naltmadhnisë së Tij, vendimin dhe do ti ofronte Fronin Mbretëror . Mbasi e pranoi fronin, Naltmadhnia e Tij Zog I, Mbret i Shqiptarëve bëri betimin mbi Biblën dhe Kuranin. Ai u betua:

“Unë Zogu, Mbret i Shqiptarëve, në çastin në të cilin po hudh kambën mbi Thronin e Mbretnis Shqiptare dhe po marr në duer Pushtetin Mbretnuer, betohem përpara fuqisë së Zotit me mbajtë Bashkimin Kombëtar, Indipendencën e Shtetit dhe Tokat. Betohem edhe të mbahem besnik ndaj Statutit dhe të veproj mbas pikave të tij dhe mbas ligjëve që ndodhen në zbatim, duke pasë parasysh kurdoherë të mirën e popullit. Zoti më ndihmoftë”.

Mbreti Zog I ne Vjene.

Aktiviteti politik:

 Me 20 korrik 1912 NMT Zog I, u nis nga Stambolli për në Shqipëri. NMT Zog I, sapo u kthye në Mat nga studimet në Turqi, filloi përgatitjet për të përballuar një sulm të mundshëm nga fuqitë ballkanike. Ai kishte rreth 8 000 burra të armatosur nën kryesinë e parisë e që do t’i drejtonte vetë. Më 28 Nëntor 1912, Më 28 Nëntor 1912, në shpalljen e pavarësisë në Vlorë nga Ismail Qemal Bej Vlora, Matin, Dibrën dhe Mirditën do ta përfaqësonte NMT Zog I, i cili kryesonte delegacionin prej 26 krerësh të shquar të këtyre trevave. Pas përfundimit të Kuvendit Ai u kthye në vendlindje, ku organizoi mbrojtjen e krahinave të Matit dhe Dibrës nga sulmet e hordhive serbo-sllave. Në Mat Ai kishte depozituar shumë armatime dhe municione, për të cilat kishin nevojë të ngutshme kryetarët e Kosovës e të Dibrës, të cilët vinin në Mat për t’u furnizuar.

Kësisoj, Mati sërish u bë qendra politiko-ushtarak i Shqipërisë dhe bijtë e kësaj treve jo vetëm që nuk i braktisën të ardhurit, por i pritën dhe i mbajtën ngrohtësisht në familjet e tyre. Në konferencën e ambasadorëve në Londër, shteti i cili mbështeti fuqimisht Shqipërinë ishte Austro-Hungaria. Kjo e fundit kërkonte të formonte një shtet të fortë me pozita të fuqishme gjeopolitike duke përfshirë pjesët të cilat do ti shkëputeshin Shqipërisë më vonë si Kosova, Çamëria pjesët në Mal të Zi dhe Maqedoni. Si pasojë e një kundërshtimi të madh të Rusisë dhe të shteteve të tjera ballkanike, Konferenca pranoi një zgjidhje kompromisi, duke njohur pavarësinë por duke e shtyrë njëkohësisht për një periudhë të mëvonshme diskutimin e çështjes së kufijve, deri më 1913, kur ajo Padrejtësisht bëri copëtimin e Shqipërisë dhe la jashtë trungut amë Kosovën, Çamërinë, Plavën dhe Gucinë.

Në pikëpamje të formës së regjimit Konferenca e shpalli Shqipërinë “principatë autonome”, u garantua asnjanësia, kontrolli i administratës civile si dhe buxheti i ishin ngarkuar një komisioni ndërkombëtar, të përbërë nga një delegat shqiptar dhe nga përfaqësues të gjashtë Fuqive të Mëdha. Konferenca zgjodhi një princ gjerman për fronin shqiptar, ai ishte Wilhelm Wied, një princ protestant, nipi i madh i perandorit Wilhelm II i Gjermanisë.

Mbreti Zogu. viti 1920, ne Kongresin e Lushnjes

Lufta e Parë Botërore e gjeti Naltmadhninë e Tij, Mbretin Zog I në Mat si nje komandant te provuar ne beteja dhe fitore te realizuar nga drejtimi me guxim, me koncepte te qarta taktike dhe mendim strategjik te orientuar drejt. Per kete emer dhe pervoje luftarake, komandanti i trupave ushtarake austriake August Von Kral, i kerkoj zyrtarisht Ahmet zogut qe ta vinte ne dispozicionin e Tij grupimin ushtarak Shqiptar, duke i premtuar graden e kolonelit. Ahmet Zogu u pergjigje: “Fuqine e kam gati...veçse kurre nen komanden e nje koloneli te huaj...Do punoj ne emer te Shqiperise... Më 3 Mars 1916, Ahmet bej Zogu thërret Kongresin Kombëtar në Elbasan, për të diskutuar mbi fatet e Shqipërisë.

Në vitin 1919 Shqipëria rrezikonte realisht copëtimin territorial në favor të fqinjëve shovenë. Në këto rrethana, nën ndikimin e vokacionit dhe formimit të lartë atdhetar, Ahmet bej Zogu rikthehet në aktivitetin politik, duke kërkuar mbajtjen urgjente të një kongresi kombëtar, për të institucionalizuar dhe organizuar mbrojtjen e fateve të atdheut dhe shqiptarëve, kongres ky që u mbajt në Lushnje nga 21-31 janar 1920, e që u sigurua ushtarakisht prej Tij me 9 mijë luftëtarë. Pas përfundimeve të Kongresit që miratoi edhe Qeverinë e re të vendit, Ahmet bej Zogu u emërua Ministër i Brendshëm ne moshen 25 vjecare.

Më 2 dhjetor 1922 për herë të parë emërohet kryeministër. Në këtë post, Ahmet bej Zogu ishte i pari që nisi punën për hartimin e ligjeve organike të ministrive. Për këtë qëllim ai ngriti grupet e ekspertëve me nga 2 përfaqësues për çdo ministri. Më 23 shkurt 1924, për shkakun se Zogu me anë të një koalicioni me indipendentistët siguroi një shumicë të re, opozita i organizoi një atentat brenda Kuvendit Kushtetues.

Mbreti Zogu I

Zogu plagoset dhe jep dorëheqjen. Situata politike dhe e rendit acarohet dhe vendi nis të destabilizohet. Në maj – qershor 1924 opozita organizon një Grusht Shteti. Qeveria “Vrioni” që u rrëzua më 10 qershor 1924, e kishte emëruar ditët e fundit të saj në detyrën e Komandantit për shtypjen e Grushtit të Shtetit në Veri. Në qershor 1924, për të mos i dhënë shkas gjakderdhjes, anarkisë totale dhe luftës civile, Zogu largohet nga Shqipëria në Perëndim, nëpërmjet Jugosllavisë. Gjykata politike e kundërshtarëve të tij politikë, e dënoi me “Vdekje, në mungesë”.

King Zog and Queen Geraldine

Në dhjetor 1924, me vendim të qeverisë “Vrioni” dhe me përkrahjen e Fuqive të Mëdha, Zogu riktheu legjitimitetin e Qeverisë dhe të pushtetit legjitim të dalë nga zgjedhjet parlamentare të tetor-dhjetorit të vitit 1923 dhe të rrëzuar me rebelim antikushtetues në qershor të vitit 1924. Më 6 janar 1924, Këshilli i Naltë e dekreton kryeministër dhe ministër të Brendshëm. Më 21 janar 1924 Kuvendi Kushtetues shpalli “Republikën Shqiptare”.

Dhjetë ditë më vonë, Ahmet bej Zogu u zgjodh nga Kuvendi Kushtetues “Kryetar i Republikës”, duke qenë në të njëjtën kohë edhe kreu i pushtetit ekzekutiv. Gjatë kësaj kohe Ahmet Zogu rivendosi stabilitetin dhe mundësoi nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme ekonomike, politike e ushtarake, çka forcoi ndjeshëm pozitat e Shqipërisë.

Më 1 shtator 1928 Asambleja Kushtetuese e shpalli Presidentin Ahmet Zogu “Mbret të Shqiptarëve”. Mbreti Zog I Mbret i Shqiptarëve mori përsipër barrën e rëndë të reformimit të plotë të kuadrit ligjor, të institucioneve dhe të jetës së vendit. Në këtë kuadër u miratua Statuti Themeltar i vitit 1928. U miratuan Kodi Civil, ai Tregtar, etj. U miratuan ligje të tilla si ato për “reformën agrare”, “heqjen e ferexhesë”, etj.. Mbreti Zog nxiti ndërtimet botore në vend, rritjen e mirëqënies, zhvillimin e tregtisë, balancimin e bilanceve tregtare, shkollimin e brezit të ri, përgatitjen e inteligjencës në universitetet perëndimore, etj..

Largimi I NMT Mbretit Zog I:

 Më 9 prill 1939, duke mos pranuar kushtet e pushtimit fashist, largohet nga Shqipëria me vendimin e palamentit në Perëndim, për të kontaktuar zyrtarisht me kanceleritë perëndimore dhe për të përgatitur rezistencën ushtarake kundër pushtimit, si dhe për të organizuar qeverinë legjitime shqiptare në mërgim dhe për të drejtuar me anë të saj të gjitha operacionet zyrtare dhe ato politike e ushtarake.

Gjatë shpërnguljes së detyruar nga atdheu: Më 10 Prill 1939 vendoset në Greqi dhe fillon organizimin e rezistencës së armatosur si dhe funksionimin e qeverisë; Më 3 Maj 1939 mbërrin në Turqi, ku pritet nga autoritet më të larta të vendit dhe nga shqiptarët; Më 30 Qershor 1939 niset për në Europë; Më 2 Korrik 1939 mbërrin në Rumani, ku pritet nga Mbreti Karol i Rumanisë; Më 15 Gusht 1939 mbërrin në Paris, ku akomodohet në Rezidencën e përkohshme Mbretërore dhe fillon kontaktet zyrtare me autoritetet më të larta të Francës. Më 22 Qershor 1941 mbërrin në Britani, ku pasi fillimisht u akomodua në Hotelin “Ritz” më vonë merr me qira një vilë banimi në Parmoor.

Familja Mbreterore ne Vilen Mbreterore ne Durres. Mbreti Zogu I, Nena Mbretereshe Geraldine, dhe motrat e Mbretit Zog.

Qëndroi në Mbretërinë e Bashkuar deri në përfundim të luftës. Më 18 Mars 1946 vendoset në Egjipt, pas një ftese dashamirëse qëndrimi dhe akomodimi të garantuar zyrtarisht nga Mbreti Faruk i Egjiptit. Më 29 Gusht 1955 mbërrin në Francë dhe fillimisht vendoset në Paris, por vonë Familja Mbretërore akomodohet në Kanë.

Vdekja:

 Ndërroi jetë në spitalin “Foch” të Parist, më 8 Prill 1961.

Më 17 nëntor 2012, shteti Shqiptar organizoi një ceremoni zyrtare për kthimin e eshtrave të Mbretit Zog në Atdhe, në Mauzoleumin e Familjes Mbretërore ne Tiranë.