Princi Leka

Ka lindur më 26 Mars 1982, në orën 13:43, në Johanesburg, Afrika e Jugut në "Sandton Clinic". Klinika në të cilën ka lindur NTM është shpallur nga qeveria e Afrikës së Jugut si tokë shqiptare për 24 orë, me kërkesë nga NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve.
Titulli:
Naltësia e Tij Mbretërore Leka II, Anwar, Zog, Reza, Baudoin, Msiziwe, Princ i Shqiptarëve
Edukimi
- Vitet e para të jetës mori mësimet nga një mësuese privat, para se të vijonte shkollimin në Johanesburg, në Afrikën e Jugut.
- St Stithian's Collage
- St Peter's Preparatory School
- ST Peter Collage
- Në vitin 2004 deri në vitin 2005 vijoi studimet në akademinë me famë botërore"Royal Military Academy of Sandhurst" në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë këtyre studimeve mori edhe disa çmime si psh: "The King Hussein Price" dhe toga e NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve është shpallur si "The Sovereign's Platoon".
- Universitetin Mbreteror Iliria dega Marrdhenie Nderkombetare dhe Diplomaci.
KURSET:
- Në vitin 2002, mësime private në letërsinë shqipe.
- Në vitin 2004 kreu një kurs njëmujor në akademinë ushtarake "Skënderbeu" në Tiranë.
- Në vitin 2004 kreu një kurs njëmujor në Bacons Field, "PreSandhurst Course"
- Në verën e vitit 2006, vijoi kursin e gjuhës italiane në Peruxha, pranë "Universitta di Stranieri".
- Në vitin 2010 Akademia e Mbrojtjes, SCSDS

President Nderi:
- President i Federatës Shqiptare të Golfit. http://fshgolf.org/
- Kryetar Nderi i qytetit Baton Rouge dhe President Nderi i Kishës së Baton Rouge lindor.
- President Nderi i Shoqatës Italiane për Jetimet “Fiaba”.
- Nën Patronazh: "The International Comission and Association on Royalty and Nobility" http://www.nobility-association.com/patronsofficers.htm
- Antar Nderi i SOS Jetimët e Shqipërisë (SOS Avenir Orphelins d'Albanie - France) http://albania.dyndns.org/
- Antar Nderit i Komunitetit Olimpik Shqiptar 2011
Udhrat:
- Kordoni I madh të Urdhërit Santi Maurizio e Lazzaro
- Kordoni I madh të Urdhërit Besa & Skenderbeu
- Celsi i Qytetit të "New Orleans" nga Krytari i Bashkise Z.Landrieu
- Titulli "Qytetar Nderi" i qytetit te Burrelit
- Titulli "Qytetar Nderi" i Komunes se Berdices, Shkoder
Gjuhët:
- Shqip
- Anglisht
Shpallja e Titullit Princ Trashëgimtar:
Në bazë Statutit të Vitit 1928, të Mbretërisë Shqiptare, Princi Trashëgimtar i fronit mbretëror është djali më i madh i Familjes Mbretërore. Kështu që Ai shpallet trashëgimtar i Fronit Mbretëror mbasi të ketë mbushur moshën 18 vjeçare, nga NMT Mbreti. NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve u shpall Trashëgimtar i fronit në vitin 2000, mbas një betimi që Ai bëri përpara NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve, në Johanesbug. Nga ajo ditë, Ai zgjodhi të ishte NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve.

Historia e Emrit të NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve:
NTM u pagëzua me emrin Leka nga MSM Susan, Mbretëresha e Shqiptarëve. Emri Anëar, NTM Leka II e mori për nder të Presidentit Anëar Sadat i Egjiptit, duke qenë se Presidenti Sadat ishte një mik i mirë i NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve. Emrin Reza, për nder të miqësisë që NMT Leka I, kishte me Shahun e Iranit. Emrin Baudoin, NTM Leka II, e mori nga kumbara e Tij, Mbreti Baudoin i Belgjikës. Emri Msiziwe është një titull honorifik (në gjuhën Zulu do të thotë: Njeri i Popullit të Tij), e mori më vonë nga Mbreti i fisit Zulu.
Detyrat:
Princ Leka ka punuar pranë Ministrisë së Jashtme si Këshilltar i Ministrit në vitin 2006-2009 për çeshtjet e Mardhenieve dypaleshe. Ka punuar pranë Ministrisë së Brendshme si Këshilltar i Ministrit nga viti 2009 deri në 2012.
Nga 27 Korrik 2012 është Këshilltar Politik pranë Presidentit të Republikës.