Rezidencat Mbretërore

Residenca Zyrtare të Familjes Mbretërore

Sarajet e Burgajetit

Burgajet Castle

Sarajet e Familjes Mbretërore kane qëne të ngritura në kodrën e Burgajetit në Mat. Kjo zone ishte një nga qëndrat ekonomike të Shqipërisë së mesme. Në kulmin e zhvillimit numëroheshin rreth 600 shtëpi, numër i konsiderueshëm për kohën. Në fillim të shekullit 20, këto Saraje jane djegur 3 herë nga pushtues te ndryshëm. Shkatërrimin e fundit këto saraje e pësuan nga dora e diktaturës komuniste. 

Rezidenca në Tiranë

Residence in Tirana

Rezidenca aktuale e Familjes Mbretërore eshte ndertuar nga Mbreti Zog ne vitin 1929 për motrên e tij, nga nje arkitekt Austriak.  Kjo ndertesë perfaqëson një bukuri të vecantê dhe vlera arkitekturale. Mozaikët e saj origjinalë akoma ekzistojnë edhe pse lënë pas dore mbas 50 vjet komunizmi. Ky pallat i ështê rikthyer Familjes Mbretërore si pronë në vitin 2006.

Mauzoleumi i Familjes Mbretërore Shqiptare:

The Royal Mausoleum

The Royal Mausoleum

 Më 30 dhjetor 1935 u inaugurua në këtë vend Mauzoleumi ku preheshin eshtrat e Nënës Mbretëreshë Sadije. Mauzoleumi origjinal, ishte një vepër e arkitektit Qemal Butka dhe u shkatërrua nga komunistët më 17 nëntor 1944.

 U rindërtua, si një replikë e modernizuar e Mauzoleumit origjinal, me vendim të Qeverisë Shqiptare dhe u përurua më 17 nëntor 2012, me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, për të pritur eshtrat e Nënës Mbretëreshë Sadije, Mbretit Zog, Mbretëreshës Geraldine, Mbretit Leka, Mbretëreshës Susan dhe të anëtarëve të tjerë të Familjes Mbretërore Shqiptare.

Ky Mauzoleum përfaqëson harmoninë, tolerancën dhe bashkëjetesën fetare që karakterizon popullin shqiptar.

Pallati i Mbretit Zog ne Durres (Vila e Zogut)

Palace in Durres

E ndërtuar në vitin 1927, kjo vile ishte një dhuratë personale për Mbretin Zog I, nga komuniteti i biznesit të Durrësit ne shenjë respekti dhe nderimi. Ndërtuar në formën e një shqiponje, ajo u ngrit në pikën më të lartë të qytetit të Durrësit. Ajo është shumë e famshme për mermerin e saj Blu dhe sallonin madheshtor. Edhe pse teper e dëmtuar  gjatë trazirave të 1997, ajo mbetet një simbol i trashëgimisë së qytetit të Durrësit.

Vila e Shirokes

Villa in Shiroka

Vila e Shirokës ndodhet buzë liqenit të Shkodrës. Po ashtu si vila e Durrësit, edhe kjo rezidencë iu dhurua Mbretit Zog nga tregëtaret e Shkodrës. Qyteti i demokracisë e ruajti me fanatizëm këtë simbol të Monarkisë edhe gjatë diktaturës komuniste. Në vitin e mbrapshtë 1997 vila e bukur e Shirokës u bë pre e vandalizmave që përfshinë te gjithë vendin. Megjithatë kjo vilë sot është një nga destinacionet turistike të zonës. Familja Mbretërore vazhdon të procedojë konform ligjeve dhe standardeve të njohura të “shenjtërisë së pronës private”, për të ripërfituar të drejtat pronësore nëpërmjet rikthimit të pronave të ligjshme të Saj.

Pallati i Ri Mbretëror

Pallati i Ri Mbretëror, sot “Pallati i Brigadave”, është financuar nga fondet personale të Familjes Mbretërore në vitin 1936. Dikur ky pallat quhej “Versaja e Shqipërisë”. Familja Mbretërore nuk mundi të vendosej në këtë rezidencë, për shkak të agresionit fashist të Prillit të vitit 1939.

Pallati ndodhet në periferi të Tiranës, në zonën lindore të saj. Aktualisht, ky pallat përdoret si rezidencë protokollare dhe qeveritare. Familja Mbretërore vazhdon të procedojë konform ligjeve dhe standardeve të njohura të “shenjtërisë së pronës private”, për të ripërfituar të drejtat pronësore nëpërmjet rikthimit të pronave të ligjshme të Saj.

Pallati i Princeshave ne Tirane

Princesses Palace

Pallati i Princeshave u ndertua per tu banuar nga motrat e Mbretit Zog. Ai ndodhet shume prane qendres se Tiranes, ne perfundim te rruges Murat Toptani. Aktualisht perdoret si Biblioteka e librit te huaj. Familja Mbretërore vazhdon të procedojë konform ligjeve dhe standardeve të njohura të “shenjtërisë së pronës private”, për të ripërfituar të drejtat pronësore nëpërmjet rikthimit të pronave të ligjshme të Saj.