Urdhrat dhe Dekoratat Mbreterore

Patenta Mbreterore

E drejten e Mbajtjes se Stemes Mbretëror është një shenjë e njohjes prestigjioze për ata që janë furnizues të rregullt të mallrave dhe shërbimeve për të fuqizuar Mbreterine. Vendimin për të dhënë keto licensa Mbreterore bëhet nga N.T.M Leka II Princi i shqiptarëve. Të gjitha detajet lidhur me përdorimin e licenses Mbreterore janë të rregulluara me rregulla dhe kontrata të veçanta.

Mbajtesit e Stemes Mbreterore janë të lejuar të publikojne në paketimin e produkteve të tyre “ Stemwn Mbreterore”duke shkruar "Lejuar nga N.T.M Leka II ,Princi i shqiptarëve"

 E drejta e Stemes Mbreterore është e rregulluar nga një kontratë e cila është e vlefshme për një vit dhe që mund të zgjatet ose të ndërpritet nga të dyja palët. Përfundimi mund të ndodhë në çdo kohë, nëse kushtet e caktuara nuk janë plotësuar.

Urdhrat kalorsiakë të Kurorës shqiptare

Urdheri i Beses9

Të krijuar nën regjimin republikan nga Ahmet Zogu, kryetar i Shtetit, urdhërat kalorsiakë shqiptarë u ruajtën si urdhra dinastike dhe merite të Shtetit nga Familja mbretërore Zogu që prej shpalljes së monarkisë në shtator 1928.

Mbreti i Shqiptarëve, Kryetar i Familjes mbretërore Zogu, është automatikisht shef dhe Mjeshtër i madh Sovran i këtyre Urdhrave.

 Gjatë pushtimit italian, Mbreti i Italisë, Viktor-Emanueli III, uzurpoi Kurorën e Shqipërisë dhe akordoi në mënyrë ilegjitime dekoratat e urdhrave mbretërorë duke i trajtuar si një lloj urdhëri kolonial. Pasi hoqi dorë nga Kurora e Shqipërisë e marrë me dhunë më 1939, shefi i Shtëpisë Savoja, rreshti së qënuri artificialisht mjeshtër i madh i Urdhrave mbretërorë.

NMT Mbreti Zog I dhe NMT Leka I i Shqiptarëve vazhduan të akordonin në mënyrë të pandërprerë dhe legjitime Urdhërat mbretërorë, në ekzil (1939-2002), dhe vazhdojnë t’i akordojnë edhe sot që Familja mbretërore është rikthyer në atdhe.

Sipas parimeve që specifikojnë vlefshmërinë e Urdhrave kalorsiakë, specialistët dhe juristët janë të një mendjeje që ish-sovranët që nuk kanë abdikuar i ruajnë të paprekura dhe të plota të drejtat e tyre mbi “fons honorum” e statutit të tyre edhe mbi Urdhrat kryetarë të të cilëve ata kanë mbetur dhe që mund të konsideroheshin si Urdhra thjesht shtetërorë apo merite.

“Fons honrum” i Familjes mbretërore shqiptare përbëhet prej tre urdhrash kalorsiakë dhe një urdhëri ushtarak të organizuar si një dekoratë e lartë merite ushtarake.

Urdhrat kalorsiakë sipas preçedencës protokollare

KOLIERI I SHQIPNIS (I njohur edhe si Kolieri i nderit i Shqipërisë) Krijuar : 3.12.1925

Urdhër i përbërë nga një klasë e vetme që i rezervohet Mbretit si shef i Shtetit dhe i Familjes mbretërore dhe si mjeshtër i madh i Urdhrave mbretërorë.

Mund t’i akordohet Princit të Kurorës, sovranëve të tjerë apo shefave të ndryshëm të Shteteve. Në të kaluarën mund të përmenden si mbajtës të këtij urdhëri prestigjoz Mbreti Faruk i Egjiptit dhe Mbreti Albert I i Belgjikës.

URDHRI I BESËS (I njohur edhe si Urdhri Besa) Krijuar : 22.12.1926

udheri i Beses

Urdhër i akorduar për merita krejt të veçanta ndër qarqe ushtarake a civile, që me veprat e tyre i kanë sjellë Shqipërisë dobira të vlefshme. Tre klasa : kalorës, oficer, komandar ; dy rangje : oficer i madh, kordon i madh me yll. Urdhëri i Besës është dekorata më e lartë që jepet nga Mbreti i Shqiptarëve.

Rangu i kordonit të madh me yll i rezervohet Mbretit dhe Mbretëreshës së Shqiptarëve dhe mund t’i akordohet Princit trashëgimtar, shefave të Shteteve, dhe rrallë diplomatëve të një rangu të lartë. Numri i personave me origjinë shqiptare që mund të dekorohen me kordonin e madh është i kufizuar në 6. Mbreti Zog I dhe Mbreti Leka I ja kanë akorduar këtë rang të Besës personaliteteve të tillë si Mbreti Faruk i Egjiptit, Princit Abib të Turqisë, shahut Reza Pahlevi të Iranit dhe Anuar el-Sadatit, president i Egjiptit.

URDHRI I SKËNDERBEUT Krijuar : 3.12.1925

urdheri i Skenderbeut8

Urdhri më i vjetër kronologjikisht i krijuar nga Ahmet Zogu si shef shteti, i akordohet të gjithë atyre që tregojnë shërbime të çmueshme kundrejt Shtetit ose Kombit në çdo degë. Tre klasa : kalorës, oficer, komandar ; dy rangje : oficer i madh, kordon i madh me yll. Rangu i kordonit të madh me yll i rezervohet personaliteteve te shquara shqiptare e të huaja, diplomatëve, dhe individëve të veçantë që janë shquar në fusha të ndryshme si një vlerësim merite.

urdheri i Skenderbeut2

Numri i personave me origjine shqiptare që mund të dekorohen me kordonin e madh është i kufizuar në 40. Midis të dekoruarve me kordonin e madh me yll mund të përmenden Faik Konica, Imz. Visarion Xhuvani, Rauf Fico, Mehdi Frasheri, Abaz Kupi, Paul Adamidi Frasheri, Iliaz Vrioni, gjenerali von Mirdach. Si i dekoruar në rangun e oficerit të madh mund të përmendet Skender Zogu, përfaqësues i Familjes mbretërore në Francë.

URDHRI I TRIMËRISË Krijuar 10.1.1928

Dekorata më e lartë ushtarake që i akordohej oficerave dhe ushtarëve të të gjithë Fuqive armate, që tregojnë vepra trimërie të jashtëzakonshme në kohë lufte. Përbëhet nga tre rangje : Trim, Theror, Hero. Pëmban edhe një medalje për nën-oficerët e ndarë në dy klasa (argjend, ar).

Numri i ushtarakëve shqiptarë që mund të dekoroheshin me Trimërinë ishte i kufizuar : për rangun më të lartë, Hero, në 5 ; për rangun Theror, në 12, për rangun Trim në 40 ; për medaljen e artë në 100 ; për medaljen e argjendtë në 200. Gjatë kohë së Mbretërisë, Mbreti Zog I qe mbajtësi i vetëm i këtij urdhri në rangun më të lartë (Hero).

Vetëm një shqiptar është dekoruar, perveç Mbretit, me Trimërinë, Abaz Kupi, shefi i rezistencës legaliste gjatë luftës së dytë botërore.

Nga: Thomas Frasheri KHSJ
Data: 26/01/2011  Paris, France